Insajderi
Botë

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur

Insajderi
26 January 2026 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të dielën, në një aeroport të shtetit amerikan të Maine, raportoi CNN duke cituar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të SHBA-së.

Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it. Pas përplasjes, avioni privat u përfshi nga flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror, i cili ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark