Insajderi
Show

Bella Hadid e nis vitin keq, ndahet nga i dashuri

Insajderi
27 January 2026 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bella Hadid e nis vitin keq, ndahet nga i dashuri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bella Hadid dhe Adan Banuelos thuhet se janë ndarë pas lidhjes dy-vjeçare.

Supermodelja tani është beqare pas ndarjes nga kalorësi, sipas Entertainment Tonight, transmeton Indeksonline.

Një burim i tha medias se Bella po “bën çmos të qëndrojë pozitive” pas ndarjes, duke shtuar se ajo është përqendruar më shumë në punë dhe miqësi të ngushta.

TMZ-ja ka kontaktuar përfaqësuesit e Bellës dhe Adanit, deri tani, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndarja vjen pak kohë pasi çifti ende po tregonte një lidhje të fortë. Në tetor, Adan bëri një deklaratë të rrallë publike në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke ndarë foto në Instagram, duke festuar përvjetorin e tyre dhe ditëlindjen e Bellës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark