Insajderi
Lajme

Disa persona djegin Kuranin në Gjakovë

Insajderi
27 January 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Disa persona djegin Kuranin në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar dhe djegur Kuranin.

Lidhur me këtë rast të rëndë, Arbër Gashi tha se nuk ka koment për njerëzit që bëjnë veprime të tilla.

“Cila është arsyeja që ti e merr një libër të shenjtë dhe e djeg? Këtu ka qëllime të qarta me nxit luftë vëllavrasëse brenda Kosovës dhe dihet kush e bën këtë punë, për neve nuk ka asnjë diskutim sepse e kemi parë që nga koha e luftës”, u shpreh ai.

Ndërsa Hoxhë Ladi thotë se askush nuk duhet të guxojë të përdhosë shenjat e shenjta të myslimanëve dhe të tjerëve.

“Uroj që ai person i cili e ka bërë një gjë të tillë të gjendet dhe të vendoset para drejtësisë”, tha ai në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark