Insajderi
Lajme

IKSHPK tregon zonat ku nuk rekomandohet uji për pije

Insajderi
27 January 2026 - 16:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKSHPK tregon zonat ku nuk rekomandohet uji për pije
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, në disa zona uji nuk rekomandohet për pije, ndërsa në disa raste furnizimi me ujë është ndërprerë.

Zonat e prekura janë:

Rajoni i Prishtinës

  • Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
  • Vragoli

Rajoni i Ferizajt

  • Han i Elezit – nga burimi i Dimcës (furnizimi me ujë është ndërprerë)

Rajoni i Gjilanit

  • Viti (furnizimi me ujë është ndërprerë)
  • Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë

Rajoni i Pejës

  • Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë

Rajoni i Gjakovës

  • Burimet Opterushë dhe Zaqishtë

Rajoni i Prizrenit

  • Malishevë

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të mos e përdorin ujin për pije në këto zona deri në njoftimin e radhës dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve përkatëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark