Insajderi
Lajme

Po kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë, ky është personi që ra në pranga në Prishtinë

Insajderi
27 January 2026 - 22:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë, ky është personi që ra në pranga në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për përfshirje në trafikim të drogave narkotike.

Personi në fjalë i arrestuar është Ramë Ramadani, emër i njohur në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë. I dyshuari ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Gjermanisë, shkruan insajderi.

Personi i arrestuar dyshohet për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet kompetente do të vazhdojnë me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark