Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën

Insajderi
27 January 2026 - 23:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për të mërkurën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasditës, veçanërisht në orët e mbrëmjes, vranësirat do të dendësohen dhe të gjenerojnë herë pas here reshje shiu në shkallë vendi. Në zonat malore reshje bore.

Lokalisht reshjet pritet të jenë më intensive, të cilat mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark