Gjykata Themelore në Pejë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit M.N.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
“Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se M.N. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, e paraparë me nenin 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri M.N. ka kryer veprën
penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së
Kosovës, si dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase”, thuhet në njoftim.
Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit të të pandehurit, më 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00. /Insajderi.org/