Insajderi
Lajme

Gjuajtje me armë në Podujevë, policia jep detaje

Insajderi
28 January 2026 - 14:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtje me armë në Podujevë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident me armë zjarri është raportuar të mërkurën rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur tutje se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar si shkak i gjuajtjes me armë zjarri. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark