Insajderi
Lajme

Prokuroria e konfirmon, kërkon paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar

Insajderi
28 January 2026 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria e konfirmon, kërkon paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 kryesuesve të ndaluar në Malishevë.

Sipas njoftimit, të gjithë të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Prokuroria ka bërë të ditur se në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 persona, prej të cilëve 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Pas grumbullimit të provave relevante dhe intervistimit të tyre, 43 komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, thuhet në njoftimin zyrtar.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark