Insajderi
Lajme

Vjedhja e votave në Malishevë, gjykata u cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarve – detaje nga vendimi

Insajderi
29 January 2026 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjedhja e votave në Malishevë, gjykata u cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarve – detaje nga vendimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave të arrestuar si të dyshuar për manipulim me vota në Malishevë.

Sipas vendimit që ka siguruar Insajderi, thuhet se ndaj të pandehurve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin të pandehur veç e veç. Sipas këtij aktvendimi, masa llogaritet duke filluar nga 28.01.2026, ora 08:30, deri më 28.02.2026.

“Gjykata, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të prezantuara, si dhe pretendimeve të palëve në procedurë, gjeti se kërkesa PP/I.nr.05/2026, e datës 28.01.2026, e ushtruar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve Denis Zogaj, Fatime Krasniqi, Elton Hoti, Besa Krasniqi Mazreku, Arbër Kastrati, Kujtim Bytyçi, Albesa Krasniqi dhe Nderim Bytyçi, që të gjithë nga Malisheva, është e bazuar dhe u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin të pandehur veç e veç, e cila sipas këtij aktvendimi llogaritet duke filluar nga 28.01.2026, ora 08:30, deri më 28.02.2026”, thuhet në aktvendim.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë: Denis Zogaj, Fatime Krasniqi, Elton Hoti, Besa Krasniqi Mazreku, Arbër Kastrati, Kujtim Bytyçi, Albesa Krasniqi dhe Nderim Bytyçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark