Një nga personat e dyshuar në skandalin e madh që ka goditur Byronë Kosovare të Sigurimeve është arrestuar gjatë ditës së sotme, raporton Insajderi.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se e arrestuara është Leonora Berisha, 30-vjeçare nga Klina.
Berisha kishte arritur të largohej nga Kosova vetëm pak ditë para se të niste aksioni masiv policor, duke u shpëtuar përkohësisht prangave të autoriteteve.
Sipas hetimeve të deritanishme, Berisha dyshohet se është pjesë e një rrjeti të gjerë të përfshirë në krime ekonomike dhe financiare brenda BKS-së.
Ky hetim ka vënë në shënjestër dhjetëra individë, subjekte afariste dhe persona përgjegjës të subjekteve juridike, të cilët dyshohen për keqpërdorime të rënda.
Lexo edhe: