Insajderi
Lajme

Dallaveret me vota në Prizren: Një muaj paraburgim për pesë komisionerë

Insajderi
30 January 2026 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dallaveret me vota në Prizren: Një muaj paraburgim për pesë komisionerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot tri seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, të dyshuar për vepra penale kundër të drejtës së votimit dhe për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Gjyqtarët e procedurës paraprake kanë vendosur që katër të pandehurve, me inicialet A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P., t’u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më 28 shkurt 2026.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se secili prej tyre ka kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërkohë, ndaj të pandehurit të pestë, N.B., është caktuar gjithashtu paraburgim prej një muaji, deri më 28 shkurt 2026, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 3, nënparagrafi 3.2 i Kodit Penal, që lidhet me moskryerjen me dashje të një detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj.

Nga Gjykata Themelore në Prizren bëhet e ditur se argumentimi i këtyre dyshimeve do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark