Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Han të Elezit, ku një mur mbrojtës u shemb papritur dhe ra mbi një veturë, duke lënë të bllokuar shoferin.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, duke bërë të ditur se në veturë ndodhej vetëm shoferi.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë dalë njësitë e Emergjencës dhe Zjarrfikësve nga Hani i Elezit, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për nxjerrjen e të bllokuarit. Shoferi ishte me vetëdije, por i ngujuar brenda veturës nën rrënoja.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Han të Elezit.
“Rreth orës 22:00, njësia e zjarrfikësve ka arritur të nxjerrë nga vetura shoferin, i cili kishte pësuar lëndime trupore, por ishte me vetëdije. I njëjti është dërguar nga njësia emergjente për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit,” ka bërë të ditur Veseli.