Insajderi
Lajme

Pamje nga momenti kur shoferi nxirret nga rrënojat në Han të Elezit

Insajderi
30 January 2026 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga momenti kur shoferi nxirret nga rrënojat në Han të Elezit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Han të Elezit, kur një mur mbrojtës u shemb papritur dhe ra mbi një veturë, duke lënë të bllokuar shoferin.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, në veturë ndodhej vetëm shoferi. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë dalë njësitë e Emergjencës dhe Zjarrfikësve, të cilët bashkë me qytetarë të pranishëm ndërhynë për nxjerrjen e të bllokuarit.

Shoferi ishte me vetëdije, por i ngujuar brenda veturës nën rrënoja. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Han të Elezit.

“Rreth orës 22:00, njësia e zjarrfikësve ka arritur të nxjerrë shoferin, i cili kishte pësuar lëndime trupore, por ishte me vetëdije. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit,” ka bërë të ditur Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark