Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Podujevë: Vetura godet vajzën 7-vjeçare, dërgohet në QKUK

Insajderi
31 January 2026 - 09:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Podujevë: Vetura godet vajzën 7-vjeçare, dërgohet në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e 30 janarit 2026 në fshatin Surkish të Podujevës, ku një veturë ka goditur një këmbësore të mitur, vajzë 7-vjeçare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në lidhje me rastin, i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar përkohësisht në stacion policor.

“Fsh. Surkish, Podujevë 30.01.2026 – 18:19. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark