Insajderi
Lajme

Therje mes të miturve në Prishtinë -Policia arreston të dyshuarin për sulm me thikë

Insajderi
31 January 2026 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Therje mes të miturve në Prishtinë -Policia arreston të dyshuarin për sulm me thikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij në Prishtinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 22 janarit në rrugën “Muharrem Fejza”, në kryeqytet.

“Më 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar, i mitur”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, bëhet e ditur se, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark