Insajderi
Lajme

Osmani nderon Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: 31 janari, një ditë me peshë në historinë e Kosovës

Insajderi
31 January 2026 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani nderon Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: 31 janari, një ditë me peshë në historinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Osmani tha se 31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës.

“Është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri. Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që u mohua me shekuj”, deklaroi ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark