Insajderi
Lajme

Gashi: Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i punës së tij

Insajderi
31 January 2026 - 12:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi: Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i punës së tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pak para nisjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të vendoset për drejtimin e partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Arben Gashi ka dhënë një prononcim për mediat.

Ai tha se ky është një moment i rëndësishëm i demokracisë brenda LDK-së dhe se çdo vendim rreth drejtimit të partisë është në diskrecion të kryetarit aktual.

“Një ditë e demokracisë për LDK, që besoj se fillon si e tillë dhe përfundon si e tillë. Është në diskrecion të kryetarit të LDK-së nëse do të kërkojë votëbesim apo thjesht dorëhiqet dhe pushon për një kohë të caktuar. Nuk jemi në fazë të kandidatëve të rinj, por në fazë të procesit që ka të bëjë me vlerësimin e punës së kryetarit aktual, të kërkuar nga vet ai. Ai ka kërkuar të vlerësohet puna e tij dhe të shihet se çka po i ofron kuvendit, pra mbetet në vullnetin e tij se çka i ofron kuvendit dhe pastaj kuvendi të marrë vendimet.

Nëse ofron dorëheqje dhe largim të menjëhershëm, dorëheqja është akt vullnetar dhe individual, i pandikueshëm, drejtpërdrejt i zbatuar dhe i pakthyeshëm. Në rast se kërkon votëbesim, atëherë është çështje tjetër dhe duhet të mbahet si votim në bazë të sistemit statutar të LDK-së, votim i fshehtë në kuptimin…”, tha Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark