Insajderi
Insporti

Dy pengesa para transferimit të Matetas te Milani

Insajderi
31 January 2026 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy pengesa para transferimit të Matetas te Milani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milani është pranë një marrëveshjeje për Jean-Philippe Mateta me Crystal Palace, por kuqezinjtë kanë ende dy pengesa për të kapërcyer përpara se ta sjellin sulmuesin francez në “San Siro”, raportojnë mediat italiane.

Sipas raporteve të së premtes, Milani ka arritur marrëveshje personale me Matetan, i cili po shtyn për një transferim te skuadra e Massimiliano Allegrit që në janar. Përditësimet e së shtunës nga “La Gazzetta dello Sport” bëjnë të ditur se Mateta pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030, me pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, Milani ende pret të mbyllet marrëveshja me Crystal Palace gjatë merkatos së janarit. Nëse transferimi realizohet para mbylljes së afatit, Milani është gati të paguajë 35 milionë euro me bonuse të përfshira, ndërsa në rast se duhet të presë deri në verë, shuma do të ulej në 30 milionë euro me bonuse.

Për të mundësuar një transferim në janar, Crystal Palace fillimisht duhet të gjejë një zëvendësues, pasi trajneri Oliver Glasner nuk do të kënaqej vetëm me një huazim të Evann Guessand nga Aston Villa.

Së dyti, Milani duhet të formalizojë edhe shitjen e Christopher Nkunku, i cili pritet të sakrifikohet për t’i hapur rrugë ardhjes së Matetas. Milani preferon një shitje përfundimtare, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi mund të pranojë edhe një huazim me detyrim blerjeje të kushtëzuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark