Insajderi
Lajme

Gjuajtja me armë mes dy grupeve në Kodrën e Trimave, policia jep detaje

Insajderi
01 February 2026 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtja me armë mes dy grupeve në Kodrën e Trimave, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona dhe një i dyshuar është arrestuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 15:20 në rrugën “Fahri Fazliu” ka pasur të shtëna me armë ndërmjet dy grupeve, ku janë përfshirë katër persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

Pas incidentit me armë, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër si dhe dy persona të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të rastit.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Po ashtu, është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin.

Të lënduarit – një i dyshuar dhe dy dëshmitarët – janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I dyshuari është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa dy dëshmitarët janë liruar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark