Insajderi
Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

Insajderi
01 February 2026 - 09:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një mashkulli kosovar.

Sipas raportit të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i emergjencës së Podujevës që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Njësitë policore përkatëse kanë dal në vendngjarje duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes janë duke u zhvilluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark