Insajderi
Lajme

Gjykimi ndaj Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë, sot mbahet seanca e radhës

Insajderi
03 February 2026 - 08:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykimi ndaj Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë, sot mbahet seanca e radhës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në procesin penal ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase me inicialet M.K.U.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në një hotel në Fushë-Kosovë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Endrit Nika, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme me viktimën dhe me qëllim që ta privonte nga jeta, kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur viktimën nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati i gjashtë.

Si pasojë e rënies, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor të ofruar, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokuroria vazhdon të qëndrojë në pozicionin se Endrit Nika e ka hedhur viktimën nga kati i gjashtë i hotelit, duke e cilësuar këtë rast si vrasje të kryer me dashje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark