Insajderi
Show

Selvija emocionon me fjalët dedikuar Shpatit

Insajderi
03 February 2026 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Selvija emocionon me fjalët dedikuar Shpatit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Humbja e Shpat Kasapit vijon të lërë gjurmë të thella tek njerëzit që e deshën më shumë, veçanërisht tek ish-bashkëshortja e tij, Selvije Jao. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një mesazh prekës, që ka tërhequr vëmendjen për ngarkesën e fortë emocionale që përcjell.

Në një InstaStory të publikuar, Selvije ka shprehur hapur dhimbjen e mungesës, duke lënë të kuptohet se plagët e humbjes janë ende shumë të freskëta. “Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet”, shkruan ajo, fjalë që pasqyrojnë një boshllëk të madh shpirtëror dhe mall të pashuar.

Mesazhi vazhdon me një premtim emocional: “Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi sërish”, duke lënë të kuptohet një lidhje që shkon përtej ndarjeve dhe kohës. Postimi shoqërohej me emoji të zemrës së thyer dhe fytyrës së trishtuar, simbole që përforcojnë gjendjen e saj të rënduar emocionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark