Insajderi
Showbiz

Ndërhyrja e re, kështu duket tani Xheneta

Insajderi
03 February 2026 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërhyrja e re, kështu duket tani Xheneta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xheneta Fetahu sapo ka bërë hapin e radhës pas operacionit të saj të dytë në hundë: heqjen e fashave!

Ndërhyrja kirurgjikale, e cila u realizua disa ditë më parë dhe u bë kryefjalë në media, nuk ishte aspak një tekë estetike, por një domosdoshmëri urgjente shëndetësore. Siç e ka pranuar vetë opinionistja e “Big Talk”, puna e dështuar nga operacioni paraprak i kishte shkaktuar një bllokim total të frymëmarrjes, duke e detyruar atë të futej sërish në sallë.

Tani që faza më e vështirë ka kaluar, Xheneta sapo ka vendosur të ndajë pamjet e para pa fasha. Në fotot e fundit, ajo shfaqet me fytyrën ende të ënjtur, një proces krejtësisht normal i rikuperimit. Megjithëse është ende shumë herët për të parë rezultatin final dhe formën e re të hundës, ajo nuk ka hezituar ta tregojë këtë proces krejtësisht të pafiltruar për publikun.

Ndërkohë, pyetja që mbetet hapur është rikthimi i saj në televizion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark