Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

Insajderi
04 February 2026 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar.

Të dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrjen në sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas hetimeve që janë duke u zhvilluar ne koordinim me Policinë e Kosovës në këtë rast i cili ka edhe element ndërkombëtar, të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash.

Dyshimet përfshijnë veprat penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark