Më gëzon jashtëzakonisht fakti që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka deklaruar publikisht se disa pronarë të autosalloneve janë të përfshirë në fajde.
Shkruan: Kenan Gashi
Ky është vërtet një lajm i mirë dhe një iniciativë e duhur, hetimore dhe shumë e nevojshme, për të cilën dua ta përgëzoj drejtorin Gazmend Hoxha për këtë hap të rëndësishëm.
Po ashtu, konsideroj se duhet të hetohen:
• 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗼𝗿𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗯𝗹𝗲𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗮𝗸𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘀𝗲 𝘀𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗮𝘁𝗮;
• 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗼𝗿𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲𝗻 𝘀𝗲 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗮𝗷𝗱𝗲 𝗮𝗽𝗼 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗶𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲;
• 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗼𝗿𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗺𝗲𝗿𝗿𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘁𝗶 𝗷𝗼𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗹𝗲, 𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈𝗻 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗿𝗷𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗹𝗼𝗷𝗲̈𝗿𝗮 𝗳𝗮𝘁𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗷𝗮𝘀𝗵𝗺𝗲.
Këto veprime e rrisin ndjeshëm besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës dhe përforcojnë luftën kundër dukurive të tilla kriminale.