Autor: Zyhdi Hajzeri – Jurist
Së fundmi, dikush mund te jete “zgjuar” dhe t’iu ketë kujtuar e ta ketë lexuar se është ndryshuar rregullorja e Kuvendit dhe tani flasim e debatojmë për këtë ndryshim në Rregulloren e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit. Interesant e bën faktin se kjo rregullore është miratuar me 28 korrik 2022 kur vet ata kanë qenë aty kur Rregullorja u ndryshua, kanë votuar pro dhe sot e morën vesh çka është votuar.
Rregullorja e re e Kuvendit, në përgjithësi është e rregullt dhe funksionale. Por problemi nuk është i përgjithshëm. Problemi është shumë konkret dhe lidhet me zgjedhjen e Presidentit, sidomos me nenin 106 pika 5 e cila thotë: Për të qenë i vlefshëm votimi i parë dhe votimi i dytë, duhet të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë, ndërsa në votimin e tretë duhet të marrin pjesë të paktën 61 deputetë.
Nga këta rreshta po duket qarte dhe po kuptohet qarte se në raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit mjafton që në sallë të jenë pjesëmarrës ne votim 61 deputetë. Pra, nëse janë 61 deputetë dhe një kandidat merr 61 vota pro, ai bëhet President. Kjo është ajo që shkruan Rregullorja.
Por problemi kryesor i kësaj është se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese flasin ndryshe, sepse ne kemi raste e përvoja te shumta me Gjykatën Kushtetuese thuajse për secilin detal e kemi pyetur dhe kemi kërkuar te nxjerr Aktgjykime deri ne atë mase sa qe nuk ke nganjëherë ku ta vendosesh një presje, jemi ber ekspert te pyetjes dhe çështjeve te dërguara ne Gjykatën Kushtetuese.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e trajton zgjedhjen e Presidentit si një akt shumë të rëndësishëm shtetëror. Dy raundet e para kërkojnë dy të tretat e deputetëve, pra 80, ndërsa raundi i tretë është menduar vetëm si mënyrë për të zhbllokuar procesin duke e ulur numrin e votave PRO për kandidatin nga 80 ne 61, e jo për ta zbrazur Kuvendin.
Këtu ne këtë çështje hyn drejtpërdrejt Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e zgjedhjes se Presidentit Pacolli (2011), i cili është interpretim detyrues i Kushtetutës.
Në pikën 86 te Aktgjykimit, Gjykata konstatoi se në seancën e 22 shkurtit 2011, edhe pse fillimisht ishin të pranishëm më shumë deputetë, në momentin e votimit në raundin e trete ne sallë mbetën vetëm 67 deputetë. Gjykata theksoi se kushti kushtetues që deputetët të marrin pjesë në votim nuk ishte përmbushur.
Në pikën 87, Gjykata doli në përfundim të prerë se, për shkak se vetëm 67 deputetë morën pjesë në procedurën e zgjedhjes së Presidentit, neni 86 i Kushtetutës ishte shkelur dhe për këtë arsye zgjedhja e Presidentit u shpall jo-kushtetuese.
Pra, Gjykata nuk u ndal vetëm te numri i votave pro. Ajo e bëri shumë të qartë se pjesëmarrja e deputetëve në sallë është thelbësore për vlefshmërinë e procesit.
Më tej, në të gjithë aktgjykimin e vitit 2011, dhe Aktgjykime tjera për zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit dhe Nënkryetarëve Gjykata Kushtetuese thekson se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë obligim kushtetues të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, sidomos kur zgjidhet Presidenti. Deputeti është i lirë të votojë pro, kundër apo të abstenojë, por nuk është i lirë të largohet nga salla për ta bllokuar ose manipuluar procesin.
Sot, me Rregulloren e re, po krijohet një situatë edhe më problematike dhe shume interesante, a thua te gjitha çka janë thënë ne Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë analizuar mire nga dikush e pastaj është bere ky ndryshim i rregullores, ne mënyrë qe te përdoret dhe te hyj ne “funksion” pjesa e aktgjykimeve se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë obligim kushtetues të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, sidomos kur zgjidhet Presidenti. Me gjithë atë shume deputetë mund të mos marrin fare pjesë në raundin e tretë, duke e ulur numrin në 61 edhe për faktin se Aktgjykimet nuk kanë paraparë sanksione për mos qëndrim ne sallën e Kuvendit. Formalisht, sipas Rregullores se re, kjo mund të duket në rregull. Por sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo është shumë e diskutueshme.
Interesant është se sot jemi ne vitin 2026 dhe rregullorja është ndryshuar ne vitin 2022 është votuar kjo Rregullore e sot e paskemi kuptuat hilen. Për studim jemi ne këtë pike, sepse analiza juridike hilen na e kapi hiq me pak se pas 4 viteve.
Nëse Presidenti zgjidhet në raundin e tretë me 61 vota pro nga vetëm 61 deputetë pjesëmarrës ne proces votimi, kjo është derë e madhe e hapur për ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Dhe Gjykata, duke u mbështetur në pikat 86 dhe 87 të aktgjykimit Pacolli dhe në praktikën e saj të mëparshme, ka bazë serioze për ta rrëzuar një zgjedhje të tillë.
Zgjedhja e Presidentit nuk është procedurë teknike dhe as lojë me rregullore. Është akt kushtetues. Dhe aktet kushtetuese nuk mbahen me manovra politike, por me respektim të Kushtetutës dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Deputetët duhet të jenë në sallë. Si votojnë është e drejta e tyre. Por mungesa e tyre nga salla, sidomos në zgjedhjen e Presidentit, është shkelje e Kushtetutës dhe e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për te cilat nuk ka sanksione e kjo mungesë mund te kalkulohet për hapjen e derës ta pyesim edhe një here Gjykatën Kushtetuese se ose e kemi harruar çka ka than ne vitin 2011 se janë bere shume vite, ose pe pyesim se atëherë nuk e kemi pas marr vesh mirë, ose pse jo te na përsërit edhe një here sa për përforcim.