Mercedes investon në makina elektrike - Insajderi
×
Teknologji

Mercedes investon në makina elektrike

Insajderi
23 September 2017 - 09:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania gjermane Mercedes-Benz planifikon të investojë 1 milard dollarë për të filluar prodhimin e makinave elektrike në një fabrikë në shtetin jugor amerikan, Alabama.

Kompania e prodhimit të makinave të luksit njoftoi se brenda tre vjetësh do të prodhojë fuoristrada elektrike të linjës Mercedes EQ në një fabrikë në Tuscaloosa, të shtetit amerikan Alabama, raporton ekonomia.ks.

Kompania mendon se Alabama është një nyje e rëndësishme eksporti dhe një vendndodhje shumë produktive. Ky zgjerim i linjës së prodhimit mendohet se do të krijojë edhe 600 vende të reja pune.
Daimler-Benz njoftoi gjithashtu se do të ndërtojë një qendër të re globale për logjistikën dhe shitjet në një tjetër qytet të Alabamas, jo larg fabrikës së prodhimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark