Insajderi
Show

Ludo Lee nuk kursen as opinionisten: Çka din bre Leonora

Insajderi
05 February 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ludo Lee nuk kursen as opinionisten: Çka din bre Leonora
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ludo Lee, banori që nuk po i kursen askënd brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, nuk ka kursyer as “shigjetat” drejt panelit të opinionistëve.

Në një bisedë që po bën xhiron e rrjetit, Ludo ka vënë në shënjestër këngëtaren dhe opinionisten e BBVK, Leonora Jakupi, duke vënë në dyshim peshën e fjalës së saj brenda këtij formati.

Gjatë një diskutimi me Lundrimin, kur ky i fundit e pyeti nëse e kishte dëgjuar mendimin e Leonorës, Ludo u përgjigj me një dozë të fortë skeptiizmi:

“Çka din bre Leonora.. Kurrë s’u kon n’Big Brother, mos bo hajgare!”.

@2.deeep #ludolee #fyp #londrim ♬ الصوت الأصلي – ✧@&lt&lt!%_yarvv,?!__✧♡

Ndonëse ai u mundua të tregonte një lloj respekti për figurën e saj si artiste, duke thënë se ka histori të madhe dhe e mban mend që nga koha e këngës “Drenica ka lind veç trima”.

Ky koment tregon qartë se Ludo e sheh Leonorën më shumë si një figurë të së kaluarës muzikore sesa si një autoritet që mund të gjykojë lojën e tij brenda shtëpisë.

Tashmë e gjithë vëmendja është te reagimi i Leonorës; a do ta kalojë ajo këtë koment me sportivitetin e një dive, apo do t’i kthejë një përgjigje “thumbuese” gjatë spektaklit live, duke i treguar Ludos se për të qenë opinionist i mirë nuk duhet domosdoshmërisht të kesh qenë banor?


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark