Insajderi
Lajme

Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila

Insajderi
05 February 2026 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo u bë për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Inspektorati konfirmon se ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, “inspektorët e tregut kanë shqiptuar 27 masa ndëshkuese”.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike.

“Fokusi kryesor ka qenë mbikëqyrja më e gjerë e subjekteve ekonomike, që ushtrojnë veprimtaritë e tyre, e që lidhen me fushën e hotelerisë dhe turizmit, respektivisht objekt i inspektimeve të përbashkëta kanë qenë kryesisht subjektet ekonomike, që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve”, thuhet në njoftimin e MINT.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark