Insajderi
Lajme

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babanë me sëpatë në Deçan

Insajderi
06 February 2026 - 08:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babanë me sëpatë në Deçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në komunën e Deçanit. I dyshuari dyshohet se një ditë më parë ka sulmuar me sëpatë babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kështu ka konfirmuar per Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor pritet që prokurori të paraqesë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark