Insajderi
Lajme

Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit nën dyshimin për manipulim me votat

Insajderi
06 February 2026 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit nën dyshimin për manipulim me votat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të hetimeve për parregullsi të dyshuara gjatë procesit të numërimit të votave në komunën e Deçanit, autoritetet kanë ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Si pjesë e këtij procesi, shefja e kabinetit të kryetarit të kësaj komune , Manjolla Shala është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

Ajo është ndaluar për një periudhë prej 48 orësh.

Lidhur me këtë zhvillim, kryetari, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht nga institucionet përgjegjëse dhe se informacionin për ndalimin e bashkëpunëtores së tij e ka marrë përmes mediave.

Në një deklaratë të shkurtër për Ekonomia Online, ai ka konfirmuar se është informuar vetëm nga raportimet mediatike për masën e ndalimit dhe rastin që lidhet me zgjedhjet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark