Insajderi
Lajme

Gjykata merr një vendim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan

Insajderi
06 February 2026 - 21:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata merr një vendim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit K.M., i cili dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij në Isniq të Deçanit.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark