Insajderi
Botë

Gjyqtarja dhe nëna e saj rrëmbehen, kërkohet shpërblim 1.6 milionë euro në Bitcoin

Insajderi
06 February 2026 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjyqtarja dhe nëna e saj rrëmbehen, kërkohet shpërblim 1.6 milionë euro në Bitcoin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gjyqtare 35-vjeçare dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën për rreth 30 orë në zonën e Grenoble përpara se të liroheshin, sipas Le Parisien.

Rrëmbimi ndodhi, sipas të njëjtit informacion, natën e së martës ndaj së mërkurës, rreth orës 3 të mëngjesit, në shtëpinë e 35-vjeçares në Saint-Martin-le-Vinoux, në Francën juglindore.

Dyshohet se autorët i kanë futur gratë në bagazhin e një makine, ndërsa në vendin e rrëmbimit u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i 35-vjeçares, një drejtues në një kompani aktive në sektorin e kriptomonedhave, mungonte në kohën e incidentit.

Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes në Bourg-lès-Valence, afërsisht 100 kilometra nga vendi i rrëmbimit. Ato u gjetën të lidhura në një garazh kur një fqinj hapi derën pasi dëgjoi zhurma.

Dy gratë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë arrestime. Sipas një burimi policor, autorët dyshohet se kanë kërkuar një shpërblim në bitcoin, me një vlerë totale prej afërsisht 1.6 milion eurosh. Nuk dihet në këtë kohë nëse është paguar një shpërblim.  


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark