Insajderi
Lajme

Haradinaj për Specialen: Turpi i drejtësisë së këtij shekulli

Insajderi
09 February 2026 - 09:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj për Specialen: Turpi i drejtësisë së këtij shekulli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Haradinaj tha se pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë kjo gjykatë, ajo tashmë e ka humbur besueshmërinë dhe do të mbetet njollë në historinë e drejtësisë.

Sipas tij, proceset e deritanishme janë shoqëruar me shkelje të shumta dhe padrejtësi ndaj të akuzuarve.

“Çfarëdo vendimi të marrë, kjo gjykatë do të jetë turpi i drejtësisë së këtij shekulli. Edhe me i liru nuk është drejtë, sepse gjatë krejt këtyre proceseve, patjetër që duhet me marrë vendim lirues, nëse ka drejtësi, por edhe nëse merr vendim lirues, kjo gjykatë do të jetë trupi i këti shekulli, sepse i ka bërë të gjitha shkeljet mundshme”, tha ai.

Ai theksoi se një vendim lirues do të duhej të ishte i pashmangshëm nëse do të kishte drejtësi, por shtoi se edhe një vendim i tillë nuk do të mund ta riparonte dëmin e shkaktuar nga proceset e deritanishme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark