Insajderi
Lajme

Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime

Insajderi
09 February 2026 - 12:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi që i njëjti i ka kërkuar një 26-vjeçareje 100 mijë euro që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje intime.

Policia atje ka bërë të ditur se ka prangosur Hasan Lokun, 37-vjeçar.

“Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar: -H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark