Profesori i njohur Enver Hasani ka lansuar librin e tij më të ri, “Mbi kushtetutën dhe shtetin”, rezultat i një pune pesëvjeçare.
Ky vëllim përmban tetë kapituj të pasur me literaturë burimore në gjuhë të ndryshme – anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht dhe turqisht – dhe trajton konceptet thelbësore të kushtetutës dhe shtetit, duke nxjerrë në pah dimensione të pakufizuara në diskursin akademik dhe praktik.
Libri konsiderohet një udhëzues i vlefshëm për juristët, politologët dhe praktikuesit e të drejtës kushtetuese, por edhe për çdo lexues që dëshiron të kuptojë më thellë funksionimin e shtetit dhe rëndësinë e Kushtetutës.
“Mbi kushtetutën dhe shtetin” është në shitje ekskluzivisht në librarinë ARTINI në Prishtinë. Lexuesit ftohen ta marrin një kopje dhe të zhyten në këtë udhëtim njohurish.