Insajderi
Lajme

KQZ mbledhet sot: Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Insajderi
09 February 2026 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ mbledhet sot: Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, i cili bëri të ditur se mbledhja do të nisë në orën 18:00.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, deklaroi ai.

Ky certifikim i hap rrugë konstituimit të Legjislaturës së Re të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të institucioneve të reja pas procesit zgjedhor të fundvitit të kaluar./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark