Insajderi
Lajme

PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17:00

Insajderi
10 February 2026 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar që seanca e thirrur për nesër në orën 12:00, të shtyhet për në orën 17:00.

Kjo për shkak se nesër do të jetë fjala e mbrojtjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark