Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
11 February 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesisht me vransira parashihet moti ditën e mërkurë në vend, e kohëpaskohe nuk do të mungojnë intervale me diell. Vende-vende me dendësim të vransirave, paraqiten kushte për ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore, e lehtë dhe mesatare, 5-10m/s.

Intervale më të shpesha me diell po parashihen ditën e enjtë, kur temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 12C e 14C. Vransirat shtohen pasdite duke shkuar në mbrëmje, kur fillojnë të reshurat e shiut, që vazhdojnë përgjatë ditës së premtë. Temperaturat pësojnë një rënie në 7C e 9C. Të shtunën pas intervaleve me diell paradite, vransirat shtohen orëve të pasdites. Gjatë mbrëmjes, sërish reshjet e shiut përfshinë vendin, me intenzitet edhe mesatarë me kalimin në ditën e diel. Reshje shiu kohëpaskohe vazhdojnë ditën e diel. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje deri në 10C e 11C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 2C e 5C. Ditën e premtë frynë erë verlindore, e lehtë dhe mesatare, 3-7m/s. Përgjatë fundjave parashihet të fryjë erë më e theksuar juglindore, me hove deri në 15m/s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark