Insajderi
Lajme

Bekim Jashari: Gjykata Speciale nuk mund ta dënojë askënd në emër të popullit, sepse ky popull krijoi UÇK’në

Insajderi
10 February 2026 - 19:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bekim Jashari: Gjykata Speciale nuk mund ta dënojë askënd në emër të popullit, sepse ky popull krijoi UÇK’në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe i biri i heroit Hamëz Jashari, ka reaguar pas deklaratave përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Jashari me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se po i sheh me shqetësim pretendimet e rrezikshme të ZPS’së, shkruan Insajderi.

“Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë”, deklaroi ai.

“Në Kosovë kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri”, vijon shkrimi i Jasharit.

Në fund, Jashari ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund të dënojë në emër të popullit, meqë, siç u shpreh ai, ky popull e krijoi UÇK’në. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark