Insajderi
Insporti

U përmend në dosjen Epstein, reagon avokati i Ribery

Insajderi
10 February 2026 - 21:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U përmend në dosjen Epstein, reagon avokati i Ribery
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Legjenda e Bayern Munichut, Franck Ribery ka marrë vëmendje së fundi.

Kjo pasi që francezi, u përfol se ishte i përfshirë në rastin e Jeffrey Epstein, por që kjo u mohua nga Ribery.

Ai madje tha se do të ngreh padi ndaj atyre që publikuan këtë, duke e cilësuar si shpifje.

Ribery ishte përmendur në një dokument të vitit 2019, me emrin e tij që është gjetur në dosjet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Dokumenti, u paraqit si letër e një gruaje nga Morlaix që përmban akuza të pambështetura ndaj legjendës franceze.

Avokati i Riberys këto deklarata i ka quajtur si të rreme.

“Liria e shprehjes nuk mund të justifikojë përhapjen e shpifjeve që dëmtojnë një ish-futbollist që kërkon të jetojë i qetë me familjen”, tha avokati i Riberyt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark