Insajderi
Lajme

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren

Insajderi
10 February 2026 - 22:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas tërmetit të regjistruar mbrëmjen e së martës në Kosovë, një qytetar nga Prizreni ka raportuar për dëme materiale në një market.

Qytetari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shpërndarë pamje ku shihen dëme të shkaktuara materiale, si rrëzimi i produkteve dhe dëmtimi i disa rafteve si pasojë e termetit.

Deri më tani, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Në bazë të EMSC, fuqia e tërmetit që goditi Kosovën sot ishte 4.6 Rihter. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark