Insajderi
Lajme

Misetiq i drejtohet gjykatës: Thaçi është dhe do të mbetet i pafajshëm

Insajderi
11 February 2026 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Misetiq i drejtohet gjykatës: Thaçi është dhe do të mbetet i pafajshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar se gjykata duhet t’i referohet Thaçit dhe të tjerëve si të pafajshëm, nën idenë e prezumimit të pafajësisë.

Luka Misetiq, avokati i Thaçit, ndër të tjera ka prezantuar edhe atë çfarë kanë thënë dëshmitarët ndërkombëtarë lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS) për krime lufte.

“ZPS-ja nuk ka ngritur pretendime se ndonjëri dëshmitar në këtë gjykim është ndikuar, më lejoni të shohim dëshmitarët ndërkombëtarë fillimisht. JU keni dëgjuar nga ata se Hashim Thaçi nuk dyshohej për përfshirje në krime lufte. Këta dëshmitarë ndërkombëtarë ju thanë se ishin të informuar për ngjarjet në terren përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe përvojave personale me Hashim Thaçin. Ju keni dëgjuar për shembull këtë nga James Rubin, i cili ju tha juve se konkretisht hetoi pretendimet lidhur me Thaçin, verifikoi burimet e informacionit të disponueshëm që qeveria e SHBA kishte dhe nuk arriti të gjeti një provë që lidhte z. Thaçi me krime luftë”, deklaroi Misetiq.

“Wesley Clark ju tha juve se nuk beson që do të ishte e drejtë t’i atribuohej sjellja e gabuar të të tjerëve Hashim Thaçit. Ai nuk është në dijeni të asnjë prove se ai ka kryer ndonjë akt të dhunshëm apo ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të kryer veprime të tilla”, shtoi ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark