Insajderi
Lajme

A e la aktakuza Hajdarin jashtë kabinetit të ri? Flet ish-ministrja

Insajderi
11 February 2026 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A e la aktakuza Hajdarin jashtë kabinetit të ri? Flet ish-ministrja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar “Kurti 3”.

E pyetur nga gazetarët për mungesën e saj në përbërjen e re, Hajdari uroi qeverinë dhe ministren e re të këtij dikasteri.

“Unë ju uroj shumë suksese qeverisë së re. Jam mese e lumtur që kolegia ime Mimoza Kusari e ka postin e ministres së Industrisë, Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me qenë një kombinim i bukur”, tha ajo.

Ajo mohoi që largimi i saj nga kabineti të ketë lidhje me aktakuzën e rezervave shtetërore.

“Jo, asnjëherë”,  tha Hajdari, kur u pyet nëse ka pasur ndonjë aktakuzë lidhur me rezervat shtetërore që mund të ketë ndikuar në mos-emërimin e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark