Insajderi
Lajme

Dalin para gjykatës gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika- Insajderi sjell pamje

Insajderi
12 February 2026 - 09:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin para gjykatës gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika- Insajderi sjell pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanë dal para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika. Grupi i përberë prej pesë të akuzuarve tashme janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj.  Ndaj tyre tashme është ngritur një aktakuzë.

Të pandehurit Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka, janë të akuzuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa Diamant Gashi është i akuzuar për “dhënie të ndihmës personave” si më lart pasi pretendohet se kishin kryer veprën penale.

Sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark