Është duke u mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika, shkruan Gazeta Insajderi.
Avokatët mbrojtës, Fehmie Gashi Bytyqi dhe Musa Konxheli, kërkuan që ndaj të pandehurve të tyre, Rilind Murati dhe Diamant Gashi, t’u ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’u zëvendësohet me një masë alternative.
Kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata.
“Refuzohet propozimi i avokatëve mbrojtës, Fehmie Gashi Bytyqi dhe Musa Konxheli, që të pandehurve Rilind Murati dhe Diamant Gashi t’u ndërpritet masa e paraburgimit apo t’u zëvendësohet me një masë alternative, me arsyetimin sikurse në aktvendimin për vazhdimin e paraburgimit të datës 08.01.2026. Meqenëse askush s’ka çka të deklarojë, shqyrtimi fillestar përfundon.”