Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Mohammad Omran, palestinezit të dyshuar si i përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, i cili u arrestua në Kosovë para pak ditësh.
Në aktvendim thuhet se Omranit, i cili ndodhej me vendbanim në Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh, deri më 21 mars të këtij viti, raporton Gazeta Insajderi.
Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin për veprat penale “Lehtësimi i imigracionit të paligjshëm në një bazë të përsëritur dhe fitimprurëse, që përfshin trajtim kërcënues për jetën në tre raste që përbëjnë një bashkim veprash penale dhe lehtësimi i imigracionit të paligjshëm në një bazë të përsëritur dhe fitimprurëse në tetë raste që përbëjnë një bashkim veprash penale, pesë prej të cilave përfshinin trajtim kërcënues për jetën”.
Omran ishte shpallur në kërkim nga Gjermania, ku më pas është kapur në Kosovë. /Insajderi.org/