Insajderi
Lajme

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Insajderi
12 February 2026 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Në një deklarim zyrtar, Ambasada pohon se mezi prej të punojë me qeverinë e re, për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Mbrëmë, me shumicë parlamentare, u votua pro kryesisë së re të Kuvendit dhe kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.

Kjo i hapi rrugë zhbllokimit të ngërçit institucional, të krijuar si pasojë e mungesës së një qeverie për pothuajse një vit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark