Insajderi
Sport

Kiana Kryeziu s’arrin ta përfundojë garën me ski në Olimpiadën Dimërore

Insajderi
12 February 2026 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kiana Kryeziu s’arrin ta përfundojë garën me ski në Olimpiadën Dimërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kiana Kryezia ka dalë nga shtegu në garën e disiplinës Super-G në Olimpiadën Dimërore, e cila po mbahet në Itali.

Në “Milano Cortina 2026”, skitarja kosovare nuk arriti ta përfundonte garën pasi doli nga shtegu.

Prishtinasja ishte e parafundit që po e bënte lëshimin në këtë garë në tentimin e saj të parë në këtë kompeticion gjigant, i cili po mbahet në Itali.

Por, ajo do të mundohet t’i përmirësojë gabimet në sllallom dhe në sllallom të madh në ditët në vazhdim.

Duhet cekur se në Lojërat Olimpike Dimërore po merr pjesë edhe garuesi tjetër nga Kosova, Drin Kokaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark